Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka thënë se ka negociuar dhe ka vendosur që të jete i dyti në qarkun e Durrësit në listat e PD.

I ftuar në emisionin ‘Open’, Duka ka thënë se nëse nuk do të fitojë i dyti në zgjedhjet e 25 prillit nuk do të marrë pjesë më në zgjedhje dhe se Partinë Demokratike nuk do ta lëshojë asnjëherë.  Ndër të tjera ai ka thënë se kurrë nuk do të bëhet me Ramën.

“Nëse nuk jam i dyti në Durrës nuk do marrë më pjesë në zgjedhje, me Ramën nuk bëhem kurrë, Partinë Demokratike nuk e lëshoj kurrë. Mua personalisht më është kominikuar para një muaji se do të jem i dyti në Durrës.”- tha ai.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re