Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në një bashkëbisedim me gazetarët foli për shumë tema duke nisur nga kombëtarja e deri të ngërçi me KOKSH.
Gjatë këtij bashkëbisedimi Duka tregoi edhe për një ofertë të bërë Besnik Hasit, por që ky i fundit u tërhoq
“I kam ofruar realisht të paktën një herë postin e drejtuesit të Kombëtares një trajneri shqiptar i cili ka qenë Besnik Hasi. Në momentet e fundit kur ishim në prag të finalizimit të kontratës, Besniku u tërhoq se i ofruan që të ishte trajneri i Anderlehtit. Më pas, në të gjitha rastet padyshim që e kam menduar dhe padyshim përsëri e mendoj, por do të shohim.Por e para është që i kam ofruar trajnerit aktual që të shprehë mendimin e tij nëse e ka vullnetin, energjinë e dëshirën për të vazhduar. Por pastaj janë edhe kushtet nëse kënaqin palët. Kjo gjë do të ndodhë para se të bëhen ndeshjet miqësore të qershorit”, tha Duka.
Kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për kampionatin shqiptar, kontestimet ndaj arbitrave dhe bojkotet e ndeshjeve që së fundmi janë bërë një fenomen në futbollin e vendit tonë.
“Duhet të themi sa të kënaqur jemi të gjithë, jo nga një episod, jo nga një ndeshje. Padyshim që ka gabime. Unë jam i pakënaqur edhe me arbitrin e Real-Bayern, që nxorri me karton të kuq atë, isha me Realin. Por gjithsesi, s’di të them si ishte vendimi. Ka gabime, por në përgjithësi niveli nuk është më i lartë se futbolli, por në të njëjtin nivel. Edhe në histori, por edhe në kampionatin aktual, skuadra që meritojnë më shumë, por janë më poshtë. Bojkoti nga ekipet? Është gjëja më e keqe, në të gjitha fushat e jetës, por sidomos në këtë lojë. Pa thënë nëse bojkoti vjen nga një vendim i padrejtë apo i drejtë, bojkoti është i dënueshëm. Sjellja e FSHF me bojkotin nuk ka qenë shumë korrekte, që ka bërë të shfaqet në kampionatin e fundit, në të paktën 3 raste në memorien time. 80% e klubeve kanë kërkuar që të jemi më të rreptë me bojkotin, kjo mund të na shkatërrojë më shumë. Në të ardhmen, duhet të ketë më shumë vemendje”, tha Duka.



