Ajo që pritej ndodhi edhe pse deri më tani i ishte shmangur, presidenti prej 16 vitesh i FSHF, Armando Duka ka zyrtarizuar kandidimin e tij në krye të FSHF për zgjedhjet e 7 shkurtit.

Në një postim të bërë në facebook ai falenderon bashkëpunëtorët e tij dhe tregon se e ndjen, si detyrim rikandidimin edhe për një mandat në krye të FSHF-së.

Në këtë postim ai ka premtuar rritje të cilësisë dhe masivizimit të futbollit në Shqipëri pavarsisht moshës, gjinisë etj. Ndërkohë që po sot pritet edhe zyrtarizimit të kandidatit tjetër që pritet të jetë Bashkim Fino.

Postimi i plotë i Armando Dukës

 

Së bashku për futbollin!

Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi të gjitha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të këtij institucioni.

Pas konsultave me faktorë te rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë te gjitha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se te gjithë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi.

Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjithnjë e më të mirë. Që nga ky moment jam në dispozicion të të gjithë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore.

Me respekt Armand Duka

/Berati.TV

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re