‘Një trëndafil të bardhë për të bijën’, Fax News ka zbardhur identitetin e 4 viktimave dhe tre të plagosurve në aksidentin e sotëm fatal në aksin Vlorë-Levan. Eduard Gushi 44 vjeç, bashkëshortja Silvana Gushi 33 vjeç dhe 2 vajzat Anastasia e Eva Gushi 14 dhe 9 vjeç humbën jetën sot në një aksident tragjik ndërsa udhëtonin drejt Vlorës. Një audi me të cilin udhëtonin 3 djem të rinj me një shpejtësi skëterrë goditi nga pas mjetin Toyota ku udhëtonte e gjithë familja Gushi duke lënë të vdekur në arat pranë autostradës të atin me njërin nga vajzat, ndërsa bashkëshorja së bashku me më të voglën dhanë shpirt në spitalin e Vlorës.
Të plagosur mbetën dhe tre të rinjtë që udhëtonin me mjetin “Audi”: Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi.

Eduardi jetonte prej 20 vitesh në Greqi. Mësohet se ai së bashku me familjen kishin mbërritur nga Greqia dhe ishin nisur për në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes ku dhe do të nisnin pushimet.
Në shtëpinë e Eduard Gushit ne lagëen Dukas Coban në Patos nuk jeton askush, ndërsa edhe prinderit e tij janë zhvendosur në Greqi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re