Fundjava duket se e ka gjetur nostalgjik për aventurat e pranverës presidentin Ilir Meta, i cili ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale një video ndërsa bën rafting.

“Duke pritur pranverën për të shijuar rafting më të bukur në botë!”- shkruan Meta, bashkëngjitur videos.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta është i apasionuar pas aventurave në natyrë. Të shumta kanë qenë ngjitjet në mal, apo rafting në kanione të cilat vetë Kreu i Shtetit ka zgjedhur t’i ndajë me ndjekësit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re