Prej kohësh prezantuesja Alketa Vejsiu është në qendër të mediave rozë.
Pasi përfundoi Festivalin e RTSH, ajo ka zgjedhur të shkojë disa ditë
me pushime në Miami, Florida, ku edhe aty nuk i ka munguar vëmendja.
Alketa ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet duke kërcyer
këngën ‘Despacito’ në një jaht dhe shkruan se kjo është kënga e saj e
preferuar.
Mes shumë komenteve, Alketa ka dalluar komentin e një ndjekëse e cila
bën një krahasim. ‘Tamam si katunaret kur vinin në Tiranë në fillim një
foto te 15 katshi dhe në motorr në qender kshtu po më dukesh e lumtur
hahahah’, shkruan ndjekësja.
Ndërsa Alketa i është kthyer me shumë sportivitet, duke iu përgjigjur: ‘Hahaha fiksss’.

