Gjatë takimit me strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë, kryeministri u njoh me prurjet më të reja në partinë e tij. Ishte Damian Gjiknuri ai i cili bëri me dije se PS-së i janë shtuar 35 shtetas italianë pa të drejtë vote në Shqipëri.

Prurje të cilat edhe pse nuk kanë fuqi elektorale u pritën krahë hapur nga kryesocialisti Rama dhe drejtuesi i Qarkut Vlorë Damian Gjiknuri.

Duket se PS për të marrë mandatin e tretë po përpiqet ta shtrijë propagandën e saj përtej Adriatikut, duke u përpjekur të paraqitet si një forcë politike atraktive jo vetëm për shqiptarët por tashmë edhe për italianët.

Pjesë nga biseda:

Gjiknuri: 35 shtetas italianë që jetojnë në Vlorë, ata kanë parë jo vetëm atraktive qëndrimin në Vlorë por njëkohësisht ta asociojnë veten në partinë tonë. Ju nuk votoni, por e rëndësishme është që pse jo të huajt të bëhen pjesë e PS-së. Merita i takon kësaj partie, ju mirëpresim me krahë hapur.

Rama: Desha tju uroj mirëseardhjen në partinë tonë. Nëse doni të flisni për këtë anëtarësim midis këtyre dy brigjeve po ju kaloj fjalën.

Italiani: Shoh edhe un jam Juventin, dje vuajta shumë, por le ta harrojm te djeshme dhe të urojm një te ardhme më të mirë, nuk do bej kritika për Piron, jam një ish-lojtar basketbolli dhe un dhe ja kaloj fjalën një tjetër ish lojtari basketbolli ( Rames)

Rama: Eshtë kënaqësi që unë mund të ndaj dhe dhimbjet si Juventin, janë të ndjeshme, mendoj se Juventus do të rilindë atëherë kur nuk e pret njeri. Dhe armiqtë e tepërt e quajnë si të humbur.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re