Shumë pak e dinë se brenda shtëpisë së ndodhur në rajonin “Essex” në Britaninë e Madhe, është ndërtuar një bunker sekretet.
Bunkeri sekret u ndërtua për të strehuar kryeministrin e vendit bashkë me 600 persona të tjerë, në rast të sulmeve me armë atomike.
Muret e saj janë të trasha dhe prej betoni, kurse secila pjesë e bunkerit është e rregulluar në atë mënyrë që të shërbejë në mënyrë sa më efikase për njerëzit gjatë një sulmi nuklear.
Mirëmbajtja e një bunkeri të tillë në vitet e “Luftës së Ftohtë”, i kushtonte shtetit britanik deri në 4 milionë euro në vit./gi/