Moderatorja e njohur Albana Osmani e ka djegur rrjetin ditën e sotme me një foto ku ka pozuar me bikini, duke i njoftuar të gjithë fansat se feston ditëlindjen e saj.

“Kam lindur në ditën më të nxehtë të vitit, 17 korrik. S’kam ç’bëj. Vajza e ditëlindjes”- janë fjalët që moderatorja ka shkruar krahas pozës me rroba plazhi, të publikuar në Instastory.

Duhet ta pranojmë, 17- korriku nuk është gjëja e vetme e nxehtë në këtë mes! Albana ka lindur më 17 korrik të vitit 1980 dhe ditën e sotme mbush plot 39-vjeç.

Megjithatë, ajo duket si në të 20-tat e saj dhe me siguri të gjitha vajzat e lakmojnë fizikun e saj tepër në formë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, moderatorja konfirmoi largimin nga “Top Channel”, duke rrëfyer se është ende në shqyrtim të projekteve të reja të cilat do ta sjellin sërish në ekran.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re