Skip to content

“Duket sikur po blejmë gjakun”, kush është deputeti që abstenoi vendimin e pensionit për familjen e Klodian Rashës

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar aktin normativ të qeverisë për t’i akorduar një pension të posaçëm familjes së Klodian Rashës, 25 vjeçarit që u vra në 8 dhjetor nga një efektiv policie.

I vetmi që abstenoi ishte deputeti Roshi, i cili u shpreh pro në parim, por kërkoi që kjo të rregullohet me ligj.

Roshi tha se me akordimin e një pensioni të posaçëm duket sikur po blihet me para jeta e marrë nga efektivi i policisë.

“Në parim jam dakord edhe pse më duket se po bëjmë një shkëmbim jete. Duket se i japim dorë policisë për vrasjet, më mirë abstenoj”, tha deputeti Roshi.

Sipas vendimit, familja Rasha do të përfitojë 8-fishin e pensionit social, ndërsa baba ii Klodianit është shprehur se këto para do të jepen për bamirësi.

/faxweb