Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut akuzon qeverine se po synon te tjetersoje pronat ne bregdet.

Sipas Vangjel Dules, kreu I qeverise Edi Rama po perpiqet te permbushe objektivin per tu dhene pasurite e jugut oligarkeve.

 

 

Konstatojmë me keqardhje se qeveria, në shkelje të hapur të çdo parimi transparence, po përgatitet të kalojë në procedurë parlamentare projektligjin në fjalë,

1: Pa e konsultuar me grupet e interesit dhe pa zhvilluar asnjë debat publik

2: Duke anashkaluar apo duke marrë parasysh në mënyre selektive rekomandimet e Komisionit të Venecias

3: Duke vënë para faktit të kryer me dhjetëra mijëra qytetarë dhe komunitete të cilat humbasin përfundimisht pronat e tyre, por edhe të drejtën ligjore të pretendimit të saj.

Qeveria e Zotit Rama synon që, duke injoruar pushtetin vendor por edhe sistemin e drejtësisë ta shndërrojë trajtimin e pronës në një domein ekskluziv të tij dhe të strukturave drejtpërsëdrejti të varura juridikisht dhe verbërisht, besnike politikisht.

Në mënyrë të veçantë, nëpërmjet këtij ligji, Rama i hap rrugën përmbushjes së objektivit të tij strategjik për tjetërsimin e statusit pronësor, kryesisht në bregdet, por edhe në të gjithë vendin, duke u privuar pronën pronarëve të ligjshëm dhe duke i venë atë në shërbim të interesave të oligarkëve – klientë të pushtetit të tij personal.

Kjo nisme ligjore, në korrelacion me ligjin për Investitorët Strategjikë, për Korporatën e investimeve dhe VKM për Shpronësimet, përben gurin e varrit për pronën dhe pronësinë e ligjshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re