Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda i janë bashkuar një aktiviteti sportiv mes të rinjve të kësaj force politike. Larg kostumit politik, i veshur sportiv, Idrizi u rreshtua edhe vetë në fushën e lojës.

Në fanellat e lojtarëve ishte shkruar emri i koalicionit “PD-AN 9” dhe dy kandidatët e PDIU-së në Tiranë, “Shpëtim Idrizi 9” dhe “Mesila Doda 12”.

Idrizi u shpreh se i njeh nevojat, pritshmëritë dhe ambicien e komunitetit rinor. Ai deklaroi se së bashku me skuadrën e PDIU-së në Qarkun e Tiranës, por edhe në gjithë Shqipërinë, do të fitojnë finalen e 25 prillit edhe për ta.

25 prilli është beteja mes atyre që shkatërruan, vodhën dhe shpopulluan vendin, dhe atyre që kanë për synim rikthimin e vendit në normalitet.

Ne duam që të krijojmë kushtet që të rinjtë e Shqipërisë të zhvillojë talentin, pasionet e energjinë në vendin e tyre. Me ekipin tonë fitojnë të rinjtë, fiton Shqipëria, fiton Çamëria”, theksoi Idrizi.

Mister mbetet fakti nese ka qene ne “tribune” aleati i Idrizit ne koalicioniun me PD, Vangjel Dule!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re