Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule kërkoi zbardhjen e plote t vrasjes së Kostandin Kacifas dy vjet më parë në Bularat. Teksa foli pikërisht nga ky fshat gjatë 80 vjetorit të festes kombëtare të “Jo-se” në Greqi, Dule shtoi se kjo është një kërkese e Parlamentit Europian.

 

VANGJEL DULE

KREU I PBDNJ

Zbardhja e  vrasjes së Kacifas nuk është vetëm kërkesë e imja, por është kërkesë e Parlamentit Evropian dhe një kërkesë humane. Duhet të përmbyllen procedurat dhe të jepet një përgjigje.

 

Në ceremonitë që u u zhvilluan në varrezat e Këlcyrës dhe më pas të Bularatit mori pjesë dhe zv/ministri i jashtëm grek, Kostas Vllasis, i cili u prit me protesta nga përfaqësues të shoqatave patriotike në vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re