Ish-deputetja e PD-së Grida Duma zhvilloi një takim në një lagje tradicionale në qendër të qytetit të Kavajës me qytetarë,  të cilët shprehën problematikën  e një Bashkie të lënë pas dore!

Duma qartësoi programin ekonomik të Partisë Demokratike, ku u theksua se pushteti lokal nuk do të ketë më mundësi të taksojë bizneset e vogla dhe të mesme më shumë se 5% të xhiros.

Nga ana e saj, u qartësua se në zonat e varfra të periferisë së Kavajës do të dyfishohet ndihma ekonomike për familjet në nevojë. Shumë të rinj prezent në takim, sipas PD-së, treguan entuziazëm për subvencionimin e tarifës në Universitete, sepse vijnë nga familje me të ardhura shumë të ulëta dhe pamundësia ekonomike është mbytëse.

Duma tha se programi i PD-së do të aplikohet fshat me fshat me një vëmendje të veçantë te bujqësia, sepse i gjithë sistemi i infrastrukturës kërkon një përmirësim serioz.

Sipas saj, infrastruktura sot krijon probleme serioze dhe kjo zonë mbështet ekonominë e saj në këtë sektor. “E gjithë zona që mbështet të ardhurat në turizëm për shkak të pandemisë gjenden në pamundësi të aktivitetit ekonomik dhe dëmtimet janë kolosale e ka mijëra të papunë. ky realitet do ndryshojë pas 25 prillit”, tha Duma.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re