Kryeministri Edi Rama uron kreun e ri të SPAK, Klodian Braho.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë teksa përgëzon Altin Dumanin për arritjet gjatë 3-vjeçarit të fundit, shprehet se, SPAK ka patur dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të mazhorancës qeverisëse.

“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet”, shkruan Rama në “X”.

LEXO EDHE: Lufta e fshehtë diplomatike SHBA-BE për kreun e ri të SPAK/ Washingtoni ‘mposhti’ Brukselin. Po tani?

Klodian Braho u zgjodh sot kreu i ri i SPAK duke marrë 7 nga 11 votat e anëtarëve të KLP.

Ai do të marrë zyrtarisht detyrën e re më 19 dhjetor.

LEXO EDHE: Kush është Klodian Braho? Pasuesi i Altin Dumanit në krye të SPAK

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re