Burime për Fax News bëjnë me dijë se Nuredin Dumani ka lënë këtë pasdite ambientet e Spitalit të Traumës, pasi gjendja e tij është përmirësuar. Dumani është transferuar drejt Spitalit të Burgut pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me ambulancë, i rrethuar nga automjete të shumta të policisë.

Ai do të qëndrojë edhe për disa ditë në Spitalin e Burgut dhe kur gjendja e tij të përmirësohet mëtej, atëherë do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që do caktojë burgun ku do qëndrojë Nuredin Dumani, i cili deri të martën e kaluar ishte një nga personat më të kërkuar në vend, mbi të cilin rëndojnë të paktën 7 vrasje.

Po ashtu janë zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin e bujshëm ndaj Dumanit në Elbasan.

Mësohet se personi që i ngriti kurth Dumanit, i shumëkërkuari nga policia Talo Çela ka qenë në një lokal buzë rrugës Elbasan-Përrenjas në momentin e atentatit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re