Lidhur me atentatin e bujshëm në Elbasan mbrëmjen e djeshme, gazetari Artan Hoxha tha se Nuredin Dumani kishte shkuar për të vrarë një mik të afërt të Talo Çelës.

Hoxha i ftuar në emisionin ‘Opinion’ nuk e zbulon emrin e personit ndaj të cilit ishte përgatitur atentat por zbulon se ai zotëron një biznes.

“Henrik Hoxha ka dhënë se kush është personi që po shkonte të vriste Dumani. Nuk ishte Talo Çela, por një person që jetonte në Elbasan. Nuk dua t’ja them emrin. Po shkonte për të vrarë një njeri që ka biznes”-u shpreh Hoxha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re