Karriget bosh në sallën e komisionit të ligjeve, i përkisnin opozitës.

Asnjë deputet i mazhorancës nuk mungoi në raportimin e institucionit që mund t’ju shkaktojë të dridhura të gjithë zyrtarëve abuzues apo kriminelëve të mëdhenj.

Kreu i SPAK-ut, jua bëri të qartë se karriget e pushtetit nuk mund ta pengojnë më drejtësinë.

“Ndikimi tek unë është zero, nuk ndodh. Qoftë kolegë prokurorë, gjyqtarë, të SPAK, GJKKO apo qoftë edhe politikanë që as nuk e marrin mundimin të më telefonojnë apo kërkojë takim, sepse e dinë përgjigjen”

Përballë rezervave të deputetëve që i kërkuan më shumë peshkaqenë në tavë, Altin Dumani ju kërkoi durim.

“Kemi raste, do ngremë akuzë ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtareve që kanë shkelur ligjin. Asnjë s’ka imunitet. Na lini kohë. Kemi në hetim disa cështje të rëndësishme dhe koha do të tregojë rezultatin e tyre”

Gjatë raportimit për performancën e vitit që lamë pas,  shefi i SPAK-ut nënvizoi si sukses shtimin e pasurive të sekuestruara të krimit, teksa e përshkroi krimin shqiptar brenda e jashtë vendit si më të sofistikuar, që paratë i transferon në linja sekrete dhe i investon në parajsa fiskale, madje ka linja të drejtpërdrejta me Amerikën Latine për kokainën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko