Skip to content

“Duroj, s’kam çfarë të bëj” Historia e 14 vjeçares që merrte frymë me një tub

1620413525 Screenshot 11 2

Shpesh herë kemi lexuar apo dëgjuar lajme për vështirësitë në frymëmarrje, që kalojnë ata që janë të prekur prej Covid.. por rrallëkush ka dëgjuar histori si ajo e kësaj 14 vjeçareje nga qyteti i Lushnjes.

Screenshot 10 1

Xhesilaida, jeton prej 13 vitesh me një gyp të ‘prangosur’ në fyt. Kjo është e vetmja mënyrë që ajo mund të marrë frymë. Dhe jeta për Xhesin, ka qenë një frymë që pritej nga dhimbja, pamundësia, humbja e gëzimit të të qenit fëmijë.

“Shqiptarët për Shqiptarët” e përcollën rastin e 14 vjeçares disa javë më parë. Xhesi kishte nevojë emergjente për të kryer një ndërhyrje, në mënyrë që gypi që ajo mbante në fyt të largohej përgjithnjë.

Screenshot 12 1

“Njerëzit më shikojnë rrugës, në orën e mësimit, më shikojnë, më paragjykojnë, unë qaja në shtëpi. Duroj nuk kam çfarë të bëj”, na tregonte Xhesi.

Dhe dita e lumturisë për 14 vjeçaren nuk vonoi. Falë qindra kontributeve të shqiptarëve, paratë e nevojshme për operimin e saj u mblodhën. Fatma Naçi udhëtoi drejt qytetit dhe u përlot teksa dëgjonte dëshirat e adoleshentes. Zëri i Xhesit fliste për ëndrra, ndërsa zhurma e gypit në fytin e saj i ‘thyente’ ato.

Screenshot 13 1

Fatma: Të kemi shumë xhan dhe jemi këtu për të të ndihmuar dhe për të të përkrahur ty. Xhesi çfarë ke dëshirë?

Xhesilaida: Unë dua të shërohem dhe të kem rroba të bukura.

Fatma i dha lajmin e bukur Xhesit, se paratë për ndërhyrjen e saj ishin mbledhur.

Fatma: Ne jemi këtu për të të thënë që të gjithë shqiptarët u mblodhën dhe e bënë të mundur shumë e parave për operacionin tënd.

Pas këtij lajmi të bukur, Xhesi u nis drejt Italisë ku dhe kreu ndërhyrjen delikate.

Screenshot 6 1