Skip to content

Durrës, digjen gjatë natës dy automjete

Dy automjete janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure në Durrës.

 

Sipas policisë ngjarja është regjistruar në lagjen Nr.4 në Durrës rreth orës 02:50, ku fillimisht është djegur automejti në pronësi të shtetasit B.D., 50 vjeç e më pas pjesërisht ai I shtetasit H.H., 64 vjeç, I cili ishte parkuar në afërsi.

 

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.