Një makinë tip “Bmw X5” është djegur gjatë natës në qytetin bregdetar të Durrësit. Policia e qytetit bregdetar dyshon se djegia e makinës është jo e qëllimshme, pasi flaket mund te kenë rene si pasoje e një shkëndije elektrike. Fillimisht zjarri ka rënë në kroskot, e më pas flakët janë përhapur në të gjithë mjetin. Ngjarja u regjistrua rreth mesnatës në afërsi të portit, ku mjeti ndodhej i parkuar. Makina është ne pronësi te drejtorit te arsimit dhe kulturës në Bashkinë e Durrësit, Ardian Gurra, i cili ka deklaruar para oficerëve të policisë se nuk ka asnjë konflikt me asnjë person.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re