Skip to content

Durrës/ Drejtuesi i mjetit del nga rruga dhe përplaset me murin e shtëpisë, dy të plagosur nisen drejt spitalit

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 05.10.2021 rreth orës 16:20, në Spitall, Durrës, mjeti me drejtues shtetasin A.T., 53 vjeç, ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi E.Gj., 28 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb