23 vjeçari Xh.M po i jepte makinës së tij në momentin kur ka goditur një çiklomotor që ka dalë nga një rrugicë, e ku ndodheshin tre persona.

Aksidenti i rëndë ndodhi në mbrëmje në lagjen nr.14 të Durësit. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 23 vjeçari po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Çiklomotori drejtohej nga babai i njërit prej djemve, në moshat 15 e 13 vjeçarë. 15 vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i mituri tjetër u shua këtë të mërkurë në spital.

23 vjeçari u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i çiklomotorrit u nis drejt spitalit.

Njoftimi paraprak i policisë, dhënë mbrëmjen e djeshme:

Rreth orës 22:55, në lagjen Nr.14, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., ka përplasur një ciklomotor me drejtues shtetasin S. K.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në ciklomotor shtetasi F. K., dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shtetasi D. H.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re