Drejtori i policisë vendore të qarkut Durrës Lorenc Shehu ka qetësuar sot qytetarët e qytetit bregdetar se rendi dhe siguria në qytet janë të garantuara.

Në një prononcim në media, Shehu tha se vetëm në qytet janë 19 banesa të cilësuara me rrezik të shtuar për qytetarët, që mbikqyren nga forcat e policisë së rendit.
“Policia është pjesë e grupit të punës që menaxhon situatën e krijuar pas tërmetit. Ne, në koordinim me Shtabin e Emergjencave dhe sipas porosisë së ministrit të Brendshëm kemi marrë në mbikqyrje të gjitha banesat që janë shpallur të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Cdo patrullë policie qëndron 24 orë pranë tyre duke mos lejuar banorët të hyjnë në to dhe të rrezikojnë jetën”, u shpreh drejtori I policisë vendore qarku Durrës, Lorenc Shehu.

Sipas tij, në çdo rast kur banorët kanë tentuar të hyjnë në to, është kryer shoqërimi nga patrullat e policisë vetëm në rastet kur kanë pasur nevojë të merrnin dokumentat e nevojshme ose paratë, në raste të tjera është ndaluar rreptësisht hyrja e tyre”, tha z.Shehu.

Sipas tij, në qytetin e Durrësit është rritur numri i patrullave të policisë duke ardhur forca ndihmëse nga Tirana.

Shehu garantoi qytetarët se cdo metër katror i qarkut është në kontroll.
Ai ka bërë apel që për cdo shqetësim qytetarët të telefonojnë në numrin e gjelbër 112.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re