Një ukrainase 46 vjeçare është gjetur pa shenja jete në një banesë në qytetin e Durrësit.
Nga kqyrja paraprake, policia bën me dije se nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se 46 vjeçarja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, megjithatë vijojnë hetimet per zbardhjen e plotë të rrethanave.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 10.02.2023, në lagjen nr. 13, Durrës, është gjetur në banesë, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasja ukrainase N. Y., 46 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se 46-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
