Një 55 vjeçar humbi jetën mesditën e te martës në autostradën Tirane – Durrës. Ngjarja ndodhi pranë mbikalimit te Shenavlashit, 4 km larg qytetit te Durrësit.
 
Sipas policisë viktima ishte duke kaluar nga njeri krah i rrugës në tjetrin, kur është goditur nga një mjet tip Opel. Policia e Durrësit mori ne pyetje drejtuesin e automjetit, ndërkohë që 55-vjeçari ndërroi jetë menjëherë per shkak te plagëve te renda.
 
Nga te dhënat e para dhe deklarimet e drejtuesit te mjetit behet e mësohet se viktima tentoi te kalonte rrugën në një distance shume te afërt me autoveturën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re