Një rast i ri me koronavirus është konfirmuar në Durrës. Një punonjës i drejtorisë së Shëndetit Publik ka rezultuar pozitiv me koronavirus në qytetin bregdetar.

Në Durrës ditën e djeshme u konfirmuan katër raste të reja. Numri i rasteve aktive në qarkun e Durrësit ka shkuar në 176.

Ndërkaq, dje edhe në Vlorë u konfirmua i infektuar një punonjës i DSHP.

Javët e fundit është rritur numri i rasteve gjatë 24 orëve, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të prekurve ka shkuar në 2192.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re