Duke nisur nga kjo verë Durrësi dhe rrethinat e tij do të kenë një furnizim më të mirë me të uji të pijshëm, çka i jep zgjidhje një prej problemeve më të mprehta të këtij qytetet.

 

Në 30 qershor pritet të përfundojë investimi prej 62. 5 milion euro i ujësjellësit të ri në zonën e Fushë-Kuqes. Sipas ministrisë së infrastrukturës linja e ujësjellësit do të garantojë furnizim 18 orë ujë në ditë për qytetarët.

 

“Përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët është një nga strategjitë kryesore të zhvillimit të qeverisë Rama. Ky është një projekt që ka nisur në mandatin e parë për të përfunduar me rezultate të shkëlqyera në 30 qershor të vitit 2019. Nga ky projekt benefite do të marri jo vetëm zona e qytetit të Durrësit por edhe zonat rurale pasi do përdoret sistemi i vjetër që ne kemi pasur duke e përmirësuar për t’a vendosur dhe atë në funksion. Ne nuk kemi as kohë dhe as materiale për të humbur pasi duhet t’i ofrojmë më të mirën qytetarëve tanë”.

 

Nga ky investim, do të përmirësohet furnizimi me ujë përgjatë bregdetit nga plazhi i përroit te Agait deri tek ura e Dajlanit

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re