Afro 60 kamionë nuk kanë mundur të imbarkohen mbrëmjen e së dielës në tragetin e linjës se Ankonës, duke mbetur në portin e Durrësit. Shkak për këtë janë bërë procedurat e tejzgjatura nga dogana dhe policia kufitare në kryerjen e procesit te skanimit.
 
Situata pranohet edhe nga policia kufitare. Autoritetet sqarojnë se kamionët nuk kanë kryer procedurën e skanimit në kohe, ndaj dhe nuk janë imbarkuar ne traget, i cili është nisur nga porti i Durrësit dje në orën 18:30 minuta. Policia sqaron se nuk lejohet kalimi i mjeteve te mëdha pa u skanuar dhe pa kontrollet antidroge qe janë të detyrueshëm.
 
Vonesat e krijuara nga autoritet, kanë sjellë dhe reagimin e drejtuesve të kamionëve. Ata janë shprehur të irrituar me autoritetet që sipas tyre duhet të gjejnë një zgjidhje që të mos i krijojnë vonesa në kryerjen e procedurave.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re