Bizneset janë në lupën e kontrollit të drejtorive të ujësjellësit me qëllim formalizmin e tyre. Në qytetin e Durrësit, drejtoria ka dërguar për ndjekje penale 8 subjekte, ndërsa i ka prerë lidhjet 156 të tjerëve.
 
Për drejtuesit e drejtorisë së ujësjellësit të këtij qyteti verifikime po kryhen edhe për punonjësit e administratës publike për të parë nëse kanë ose jo detyrime.
 
Nga fillimi i muajit shkurt grupet taske-forcë kanë kryer kontrolle të shumta ndërsa janë instaluar 830 matësa të ujit të pijshëm dhe janë hapur 230 kontrata të reja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re