Një 20-vjeçar që udhëtonte me makinë nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe është lërguar duke përplasur edhe disa mjete të tjera të parkuara në anë të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1 në qytetin e Durrësit.

I riu me iniciale Xh.V. u largua me shpejtësi, por u arrestua në lagjen Nr.17. Ai u ndalua nga policia dhe u arrestua në flagrancë.

20-vjeçari akuzohet për mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe largim nga vendi i aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re