Është gjetur pas disa ditësh trupi i pajetë i peshkatarit të mbytur në Durrës. Ngjarja ndodhi mesditën e 1 marsit, në zonën e Porto Romanos, te Currilat, ku një varkë me dy peshkatarë u përmbys në det.

Njëri prej peshkatarëve u nxor i gjallë, menjëherë pas ngjarjes, ndërsa trupi tjetër është arritur të gjendet vetëm ditën e sotme i pajetë.

Viktimë është shtetasi Ardian Mërkuri. Ai kishte dalë bashkë me shokun e tij, më 1 mars, për peshkim, por fatkeqësisht është mbytur në det.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re