
Policia ka identifikuar dhe arrestuar 25-vjeçarin ne Durres si i dyshuar për plagosje te rëndë me sende të forta një person gjatë nje konfliktit të çastit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14 të qytetit bregdetar. I arrestuari është Kristo Domi, kurse i plagosuri Gëzim Muka, që ka dëmtime serioze në pjesën e kokës.
I dëmtuari gjatë konfliktit ka pësuar dëmtime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës, është transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës, në Tiranë.
Pas veprimeve paraprake, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.
“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 25 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte konfliktuar në rrugë, në lagjen nr. 14, për motive të dobëta, me shtetasin G. M.”, tha policia vendore.
