Policia e Durrësit ve ne pranga nje nga emrat e dyshuar si pjese e grupeve kriminale te qytetit. Marjel Fierza 30 vjeç dhe Genti Nderjaku 34 vjeç, te dy nga Durrësi, jane arrestuar ne flagrance. Gjate kontrollit ne mjetin e tyre tip “porche”, qe drejtohej nga shtetasi Fierza, u gjeten 2 arme zjarri pistolete tip bereta, automjeti dhe 6 telefona celulare. Sipas policisë, aksioni ka qene pjese e zbatimit te plan–operacionit “Vjeshte 2017”, pas informacioneve nga strukturat policore për goditjen e grupeve kriminale.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re