Megjithëse nuk u arrit votimi, këshilltarët e PS dhe LSI në Durrës bashkuan votat për unifikimin e taksës së pasurisë. 23 këshilltarë votuan pro dhe 16 kundër, por projektvendimi kërkonte 26 vota dhe në këtë arsye kjo pikë nuk u cilësua e vlefshme.
 
Sipas këshilltarëve të djathtë, tarifa e re qe kërkon te zbatoje bashkia rëndon buxhetin e të gjitha familjeve, veçanërisht atyre të zonave rurale.
 
Kjo taksë është pjesë e paketës fiskale dhe administrata e bashkisë propozoi unifikimin e saj që në fund të vitit të kaluar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re