Një apartament është përfshirë nga flaket në Durrës. Ngjarja ndodhi pranë tregut të fruta-perimeve, në katin e katërt të një pallati. Ndërsa shkak i zjarrit është bërë rrjedhja e bombolës së gazit. Në vendngjarje kane mbërritur efektive të repartit të zjarrfikësve, të cilët kane vene nen kontroll situatën.
 
Si pasoje e zjarrit, janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk ka patur te lënduar. Në momentin e ngjarjes në banesë nuk ndodhej njeri. Ndërhyrja në kohë e forcave të zjarrfikëses ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re