Një automjet tip “Benz” shpërtheu në flakë sot në Durrës, në zonën tek kryqëzimi në afërsi të Pallatit të Sportit Ramazan Njala.

Dyshohet se shkak për këtë është bërë shpërthimi i impiantit të gazit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2020, rreth orës 10:10, në lagjen nr.12, Durrës, ka marrë flakë në ecje mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. N., 48 vjeç, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re