Efektivët e Stacionit të Policisë Manëz shpëtojnë tre pushues nga mbytja, mes tyre një fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur në Gjitin e Lalëzit, ku policia ka shpëtuar nga mbytja një fëmijë me iniciale E.P. 11 vjeçe, e cila ndodhet në spital Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë pak orë më vonë janë shpëtuar, gjithashtu nga mbytja dy shtetas të tjerë, shtetasit H.S. 70 vjeç dhe G.Xh. 65 vjeç, banues në Tiranë.
Fatmirësisht të tre pushuesit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shtuar shërbimet në zonat turistike për ti ardhur në ndihmë pushuesve, të cilët janë të lutur të telefonojë në numrin 112 për çdo problem.
