Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 19-vjeçar si autor i dyshuar i plagosjes së dy të rinjve në këtë qytet.

Në njoftimin për mediat bëhet e ditur se shtetasi B. K., 19 vjeç, banues në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasit R. Z., 21 vjeç dhe L. H.,23 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me thikë 2 shtetas, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.

Kundërshtoi punonjësit e Policisë, theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe urdhrin për t’u vetëkarantinuar, arrestohet 26-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. K., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasit R. Z., 21 vjeç dhe L. H.,23 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Tentativë për vrasje”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re