Pas supergrabitjes në Rinas, autoritetet janë vënë në lëvizje për të parandaluar ndonjë tjetër ngjarje të rendë në vendet ku prezenca e udhëtarëve është e larte.

 

Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Portuale në Drejtorinë e Përgjithshme Detare zhvilloi një testim mbi nivelin e sigurisë në ambientet e terminalit të pasagjerëve në Portin e Durrësit.

 

Inskenimi u bë me një çantë të braktisur në sallën e imbarkimit të pasagjerëve në Terminalin e trageteve.

 

Pas njoftimit që iu bë drejtuesve të institucioneve përkatëse, plani i masave vijoi më tej me evakuimin e terminalit të pasagjereve dhe bllokimin e portave, si dhe kontrollin e ushtruar ndaj valixhes se personit që pretendonte se e kishte harruar aty.

 

Inskenimi u ndoq nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

 

 “Jemi pak ditë para fillimit të sezonit dhe siguria e këtij porti, si Porti ndërkombëtar i Republikës së Shqipërisë, është shumë e rëndësishme. Porti i Durrësit është një port i certifikuar i cili ka kaluar pa gjetje fazën e auditimit dhe është vendosur që të auditohet vetëm një herë në dy vite. Padyshim siguria në pikat kyçe, nevralgjike, të kufirit shqiptar, siç është porti dhe aeroportet apo pikat e tjera kufitare, janë një nga arsyet kryesore pse qeveria po ndërmerr masa për të qenë gjithmonë dhe më afër përsa i përket kujdesit që ne kemi për qytetarët por dhe për mbrojtjen e sigurisë kombëtare”.

 

Drejtuesit portual thanë se ushtrime të tilla testuese zhvillohen vazhdimisht dhe se të gjitha agjencitë ligjzbatuse kanë detyra specifike sipas planit të sigurisë së portit.

 

 “Ne përzgjedhim një nga ushtrimet, e monitorojmë dhe drejtojmë në bashkëpunim me drejtuesin e portin përkatës. Ky është i planifikuar në planin vjetor që ne kemi bërë dhe normalisht ky është një skenar i mirë përgatitur. Në një farë mënyre të gjithë agjencitë ligjzbatuse kanë detyra specifike sipas planit të sigurisë së portit”.

 

Porti i Durrësit konsiderohet si një nga rrugët kryesore lidhëse me vendet e tjera të BE-së, e për pasojë dhe trafiqet janë me të dukshme. Ne harkun e një viti ra ne sy bllokimi i 613 kilogramëve kokaine si dhe zbulimi i 3.5 milionë eurove në dy makina Toyota Yaris.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re