Tregtarët në tregun industrial në Durrës bllokuan për një orë punën në shenjë proteste kundër konkurrencës së pandershme.
 
Ata u mblodhën në sheshin para godinës së tregut dhe i kërkuan bashkisë që të ndërhyjë për të larguar shitësit e paligjshëm që punojnë në rrugë dhe trotuare. Sipas protestuesve, bashkia nuk duhet të lejoje asnjë person të ushtrojë aktivitet brenda hapësirës që është për tregtarët e ligjshëm.
 
Po ashtu, tregtarët kërkuan që bashkia t’i taksojë si ambulantë, pasi niveli i xhiros së tyre është mjaft i ulët. Ndërsa bashkia e Durrësit ende nuk ka marre një vendim për ketë kërkese të tregtareve.
 
Protestuesit bene apel edhe per ndërhyrje ne treg, për përmirësimin e kushteve në mjediset e përbashkëta, pasi në shumë raste ai përmbytet nga reshjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re