Një turist banues në Gjermani është bërë shkaktari i aksidentit me pasojë plagosjen e një pushueseje në plazhin e lagjes nr. 13 në qytetin e Durrësit, teksa humbi kontrollin e mjetit lundrues Jet Ski.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh konfirmuan ngjarjen dhe bënë me dije se e morën nën hetim 22-vjeçarin, bashkë me pronarin e mjetit. Kurse e plagosur mbeti një 61-vjeçare, por me lëndime të lehta dhe pa rrezik jete.
Pas veprimeve paraprake të kryera në vendngjarje nga shërbimet policore, materialet e dosjes hetimore i kaluan prokurorisë vendore, për veprime të mëtejshme proceduriale.
