Vlora dhe Durrësi janë dy qytetet e mëdha të vendit që kanë dalë nga harta e Covid-19. Të dy qytetet nuk kanë tashmë asnjë pacient të sëmurë me koronavirus.

Kështu harta e të shëruarve është shtrirë pothuajse në të gjithë vendin. Ditën e djeshme u raportua se edhe Korça, një tjetër qytet i madh i vendit nuk kishte asnjë të sëmurë aktiv me virusin.

LEXO EDHE: 9 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 9 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në  782 numrin e të prekurve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon: 

Tiranë   100

Shkodër 24

Krujë     93

Durrës  0

Fier        1

Kurbin   27

Korçë    1

Elbasan 2

Kukës    8

Lezhë    1

Has         0

Kavajë  0

Lushnje  1

Vlorë     0

Pukë      0

Mirditë 2

Rrogozhinë  0

Tropojë   0

Berat     2

Mallakastër  0

Mat 1

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re