Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj, thotë se me dorëheqjen e Valbona Sakos si kryetare e Bashkisë, drejtimin e këtij qyteti e merr Vangjush Dako.

Ai thotë se me emërimin e Zhuljen Varfit si kryetar bashkie deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja, qytetarët atje nuk kanë shërbim.

Reagimi i plotë i Xhaferajt:

Durresi i rikthehet Dakos. Me vendimin e sotem te keshillit bashkiak njeriu me i afert i Vangjush Dakos, Zhuljen Varfi apo njeriu i tenderave korruptive qe akoma sjane mbyllur ne prokurori, merr ne dore drejtimin e Bashkise. Doreheqjet e njepasnjeshme te Sakos dhe nen/kryetares Kondi ne te vertete tregojne shkermoqjen e Edi Rames, arkitektit te rrenimit te Durresit. Sot kemi anarki totale ne administrimin e qytetit se per vite te tera nuk i eshte sherbyer interesave te qytetareve, por vetem te grupeve kriminale. Kjo eshte arsye qe sot askush nuk eshte ne gjendje te sherbeje dhe jemi ne kushtet e ç’organizimit ku kudo qytetaret, ne te gjitha lagjet e qytetit, na thone se askush nuk i ka kontaktuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re