Skip to content

Durrësi ndalon lundrimin e mjeteve të vogla, njofton vonesat e trageteve nga Bari

900 0 1742811745xmoti durres 268 750x375 1

Qyteti bregdetar i Durrësit prej disa ditësh po përballet me mot të paqëndrueshëm, shoqëruar me reshje shiu, stuhi ere dhe dallgë të forta.

Për shkak të kushteve atmosferike, Kapiteni i Përgjithshëm Detar njofton se lëvizjet nga Porti i Durrësit drejt porteve italiane dhe anasjelltas po përjetojnë vonesa për shkak të forcës së lartë të erës dhe dallgëve në det të hapur, ku forca e tij arrin deri në 8 ballë.

Për shkak të kushteve të rrezikshme, Kapiteneria ka urdhëruar gjithashtu ndalimin e lundrimit për anijet e tonazhit të vogël, përfshirë edhe flotën e peshkimit, deri në përmirësimin e situatës.