“Është arrestuar?”- Me habi është pritur arrestimi i Vangjush Dakos ne qytetin qe ai drejtoi për gati një dekadë.

“Është arrestuar, e di vetë qeveria”, tha një qytetar.

Disa prangosjen e ish-kryebashkiakut e cilësojnë të drejtë.

“Ka bërë abuzime. Kërkojmë që drejtësia të veprojë njëjtë me të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë vjedhur qytetarët”, shtoi një tjetër.

“Kërkojnë që ligji të godasë mbi të fortët”, shprehen qyetarët.

Por ndër durrsakë ka nga ata që arrestimin nuk e presin mirë. Thonë se Dako në krye të bashkisë ka punuar për qytetin.

“Ky pallat ne lagjen nr 5 te qytetit është bërë shkak për arrestimin e ish kryetarit te bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe disa ish-zyrtarëvë të kësaj bashkie”, raportoi gazetari Leonidha Musai.

Dëmtimet qe kjo ndërtesë pësoi nga tërmeti i vitit 2019 nxorën ne pah edhe shkeljet ligjore të Dakos.

Pallati ishte planifikuar për t’u ndërtuar me 5 kate, por u ngrit me 11 te tilla. Hetimi nga SPAK nisi pas denoncimit të banorëve, apartamentet e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti. Ky pallat si dhe abuzimet e tjera me detyrën u bënë shkak që ish-Kryebashkiaku të provojë prangat e drejtësisë së re/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re