Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me përmbytjen e Durrësit gjatë mëngjesit të sotëm. Duke marrë shkak nga përmbytjet e herëpashershme pas disa pikave shi, ish-deputetit thekson se durrsakët do të kujtojnë me neveri punën e bërë prej socialistëve, duke filluar nga barbaria e Dakos e duke vazhduar deri tek kukulla e fundit e vendosur prej Ramës.

Postimi i plotë: Durresi nuk do ta harroje barbarine!

Ajo qe mbetet eshte lumi i baltes qe mbulon prej vitesh rruget e Durresit sa here bie shi. Durrsaket do t’i ‎kujtojne me neveri “punen” dhe “veprat” e Partise Socialiste ne 20 vite qeverisje te qytetit, nga tetori i vitit 2000 deri me sot. Nuk kane si t’i harrojne vrragat qe barbaria e periudhes se Dakos la ne fytyren e qytetit.

Por durrsaket nuk do ta harrojne qe Dakon dhe ata qe e pasojne si kukulla i ka vene me doren e tij pikerisht Edi Rama. Me 25 prill 2021 durrsaket do t’i bejne “rrespektet” e fundit me vote kryehajdutit qe qeveris vendin dhe bandes se tij qe grabit Durresin.

/faxweb