Kane mjaftuar pak orë shi qe rrugët e Durrësit të përmbyten, duke shkaktuar probleme ne pjese të ndryshme të qytetit. Drejtuesit e mjeteve janë përballur me vështirësi te mëdha sa i përket qarkullimit. Ndërkohe këmbësorët e kanë patur të pamundur të kalojnë rrugët nga një krah në tjetrin.
 
Me e renduar ka qene situata ne zonën e Vollgës, stacionin e trenit, kryqëzimin e stadiumit dhe lagjet 15 e 18. Uji mbërriti ne nivelin e trotuareve dhe ne disa kryqëzime pati bllokim te qarkullimit. Ndërkohe hidrovoret ne Porto Romano dhe Hamallaj janë duke punuar me kapacitet te plote.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re