Skip to content

Durrësi si Napoli/ Rama: Ka një marrëveshje, mbetjet urbane do depozitohen në landfillin e Sharrës

auto 102900924 1554702321388297 6331028700290102604 o1591441111

I ftuar në “Open” në Top Channel kryeministri Rama ka folur për atë që po ndodh me Durrësin, që prej ditësh është kthyer në Napoli përsa i përket mbetjeve urbane.

I pyetur për këtë çështje, Rama pranoi katastrofën e atjeshme dhe deklaroi se javën e ardhshme do të ketë një zgjidhje për Durrësin. Sipas tij, pas një marrëveshjeje të Qeverisë dhe Bashkisë së Durrësit është bërë e mundur që plehrat e Durrësit të depozitohen në landfillin e Sharrës në Tiranë.

Rama tha se Bashkia e Durrësit ka pasur arsye objektive për këtë lëvizje drejt Tiranës, çka e lidhi me fondet e transportit, ashtu sikurse shtoi se banorët e Manzës apo Sukthit ka të drejtën e tyre të mos kthehen në vendgrumbullime mbetjesh.

“Ka një dakordësi, jemi pranë zgjidhjes. Besoj se javën tjetër do të ketë një zgidhje përfundimtare dhe Durrësi do kthehet në normalitet” tha Rama.

/shqip