Është rënduar situata e të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar të infektuar 15 persona, nga 186 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit.
Sakaq ministria ka njoftuar se vetëm në qytetin e Durrësit janë shënuar 13 raste pozitive për koronavirus.
“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 16 qytetarë.
Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%”, njoftoi Ministria.
